Ndërlidhjet

BE: Shtyhet raporti i progresit për Serbinë dhe Kosovën


Stefan Fyle
Stefan Fyle
Bashkimi Evropian e ka shtyrë publikimin e pritur gjatë të progresit të Serbisë dhe Kosovës, në synimet e tyre për lidhje më të afërta me bllokun, ka thënë sot komisionari për zgjerim, Stefan Fyle.

Ai e ka arsyetuar shtyrjen duke e theksuar rundin e ri të dialogut të ndërmjetësuar nga BE ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, që do të mbahet nesër në Bruksel.

“Ne jemi të sigurt se ky dialog në nivelin e kryeministravedo të rezultoj me marrëveshje të qartë”, u tha Fyle gazetarëve në Strasburg, në margjina të seancës plenare të Parlamentit Evropian.

“Është koha për Serbinë dhe Kosovën që të lëvizin nga e kaluara”, tha ai dhe shtoi se çfarëdo “finale pozitive” nga bisedimet, do të “reflektoj” në raport, i cili u ndihmon vendeve anëtare të BE-së për të vendosur nëse Serbia dhe Kosova duhet të lejohen të ndërmarrin hapa të mëtejshëm në synimet për afrim me Bashkimin Evropian.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG