Ndërlidhjet

Londër: LSE e kritikoi BBC-në për udhëtimin sekret në K. Veriore


Selia e BBC në pjesën qendrore të Londrës
Selia e BBC në pjesën qendrore të Londrës
Një universitet udhëheqës në Britani e ka kritikuar fuqishëm BBC-në për shfrytëzimin e udhëtimit të studentëve në Korenë Veriore, për ta përgatitur feshurazi një program dokumentar.

London School of Economics (LSE) ka njoftuar mbrëmë vonë se një reporter i programit investigativ Panorama në BBC, muajin e kaluar, i është bashkuar një udhëtimi studentor në Korenë Veriore, për ta xhiruar fshehurazi një film për shtetin komunist të mbyllur dhe të panjohur.

Reporteri kishte udhëtuar duke u paraqitur si student.

LSE tha se studentët në udhëtim kanë mundur të ballafaqohen me probleme dhe janë vënë në “rrezik serioz”, sikur autoritetet e Koresë Veriore ta kishin zbuluar këtë mashtrim.

Është thënë, poashtu, se aksioni i BBC-së mund ta dëmtoj reputacionin e universitetit për integritetin akademik.

BBC-ja i ka hedhur poshtë akuzat se i ka rrezikuar studentët e LSE-së.

BBC-ja e ka refuzuar kërkesën e universitetit që ta tërheq programin, i cili parashihet të transmetohet nesër.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG