Ndërlidhjet

Mandela del nga spitali


Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela.
Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela.
Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, ka dalë nga spitali, ku është trajtuar për pneumoni.

Në deklaratën e Qeverisë së këtij vendi thuhet se Mandela ka pasur “një përmirësim gradual dhe të qëndrueshëm të gjendjes së tij të përgjithshme”.

Mandela, 94 vjeç, është pranuar në një spital të Pretorias qysh më 27 mars, për shkak të infeskionit në mushkëri.

Ai ka shërbyer si presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut, në periudhën 1994-1999 dhe nga shumë konsiderohet si baba i kombit.

Mandela ka udhëhequr luftën kundër aparteidit dhe në vitin 1993 është nderuar me Çmimin Nobel për Paqe.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG