Ndërlidhjet

Militanti e hodhi poshtë çmimin prej 10 milionë dollarësh për kokën e tij


I akuzuari për terror nga Shtetet e Bashkuara Hafiz Muhamed Said
I akuzuari për terror nga Shtetet e Bashkuara Hafiz Muhamed Said
Militanti i akzuar pakistanez, Hafiz Muhamed Said, i dyshuar për orkestrimin e sulmeve vdekjeprurëse në Indi, e ka hedhur poshtë shpërblimin prej 10 milionë dollarësh të Shteteve të Bashkuara, për informacion që mund të çoj te zënia e tij dhe dënimi.

Ai përshkruhet si themelues i grupit islamik militant, Lashkar-e Taiba, që ishte akuzuar për involvim në sulmet e vitit 2008 në qytetin e Indisë, Mumbai, me ç’rast ishin vrarë 160 vetë.

Në një intervistë për agjencinë AP, Saidi, i cili i ka hedhur poshtë akuzat për terrorizëm, tha se çmimi i Shteteve të Bashkuara, është në drejtim të gabuar.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara po e marrin atë në shënjestër si dënim për organizimin e demonstratave në Pakistan, kundër rihapjes së rrugëve të furnizimit nëpër Pakistan për trupat e NATO-s në Afganistan.

Grupi Lashkar-e Taiba e ka të ndaluar veprimin në Pakistan, por Saidi qartazi vazhdon të operoj lirisht.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG