Ndërlidhjet

Rusia bënë ftesë për marrëveshje paqësore pas Luftës së Ftohtë


Rusia thotë se Evropës i duhet një marrëveshje paqësore pas Luftës së Ftohtë.

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, gjatë fjalimit në Konferencën ndërkombëtare të sigurisë në Munih të Gjermanisë, tha sot se shumë aleanca aktuale ende janë të orientuara kah betejat e Luftës së Ftohtë.

Ai nuk e ka specifikuar me emër ndonjë aleancë.

Zoti Lavrov tha se Rusia mbetet e gatshme për të diskutuar për programet e mbrojtjes raketore me Shtetet e Bashkuara.

Sipas tij, Rusia vazhdon t’i kundërshtoj planet amerikane për vendosjen e sistemit mbrojtës raketor në Evropë, për shkak të shqetësimeve se sistemi i tillë mund ta dëmtoj arsenalin strategjik raketor të vjetruar të Rusisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG