Ndërlidhjet

Francë: Kthehen kufomat e ushtarëve nga Afganistani


Gjeneralët e NATO-s kryesuan sot një ceremoni solemne për kthimin në atdhe të katër ushtarëve francezë, të cilët u qëlluan për vdekje nga një ushtar afgan ditën e premtë.

Ushtari afgan 21 vjeçar është përshkuar nga autoritetet afgane se është një militant taliban, i cili ishte maskuar si pjesëtar i Ushtrisë Kombëtare të Afganistanit.

Në ceremoninë e sotme morën pjesë ministri francez i mbrojtjes, Gerard Longet dhe gjenerali amerikan, Xhon Allen, komandant i trupave të huaja në Afganistan. Në ceremoninë e mbajtur në aeroportin e Kabulit morën pjesë edhe rreth 700 ushtarë të huaj.

Aeroplani që i bartë kufomat e ushtarëve të vrarë pritet të arrijë më vonë gjatë ditës në Francë, pas një ndalimi për ri-mbushje të karburantit në Gjeorgji.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG