Ndërlidhjet

Krasniqi: "Vetëvendosje" të respektojë Kushtetutën


Me rastin e paralajmërimit të protestës së organizuar nga "Vetëvendosja", në vendkalimet kufitare me Serbinë, më 14 janar, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, u ka bërë thirrje drejtuesve të kësaj lëvizjeje "të mos i kalojnë të drejtat kushtetuese e ligjore që janë të sanksionuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës".

"Partitë, si subjekte në institucionin më të lartë përfaqësues, ligjvënës dhe mbikëqyrës të jetës publike, shoqërore e institucionale, janë të obliguara të kontribuojnë dhe ndihmojnë në sundimin e rendit e të ligjit, në sigurinë dhe stabilitetin politik të shtetit tonë të ri", thuhet në deklaratën e Krasniqit.

Lëvizja Vetëvendosje, subjekt i përfaqësuar edhe në Kuvendin e Kosovës, ka paralajmëruar se të shtunën do të bllokojë hyrjen e mallrave nga Serbia në pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG