Ndërlidhjet

Rusia kërkon që NATO t’i hetojë vrasjet në Libi


Rusia ka kërkuar nga NATO që të hulumtojë lidhur me vrasjet e civilëve në Libi, që nga fushata bombarduese, duke thënë se pretendimet e aleancës se nuk ka viktima janë të pavërteta.

Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vitali Çurkin tha se ai ka kërkuar nga NATO që të japë një raport definitiv për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me përmbledhje të sakta të aktiviteteve në Libi, por që sipas tij, ‘fatkeqësisht’ aleanca ka dhënë vetëm një raport obligues e gjysmak.

Çurkin tha se ai do ta ngritë çështjen e viktimave civile të enjten, kur Këshilli i Sigurimit pritet të debatojë për Libinë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG