Ndërlidhjet

Dënohet nga EULEX për trafikim droge në Evropë


Të enjtën, një trup gjykues i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, shpalli fajtor një person lidhur me trafikim të drogës dhe krim të organizuar, njoftoi EULEX-i.

“I pandehuri, që gjendet në paraburgim nga muaji maj 2011, vendosi ta pranojë fajësinë më 26 tetor, ndërsa dje është dënuar me 6 vjet e gjysmë burg dhe me një gjobë prej 15.000 euro. Kësaj procedure jashtëzakonisht të shpejtë i kishte paraprirë një hetim i gjatë i udhëhequr në mënyrë të efektshme nga prokurorët e EULEX-it në PSRK, që çoi deri te kapja e më shumë se 12 kilogramëve heroinë jashtë Kosovës dhe në disa arrestime dhe dënime jashtë vendit, kurse PSRK ishte përgjegjëse për hetimin e kësaj organizate të gjerë brenda territorit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga misioni.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG