Ndërlidhjet

Pakistan: Gjykata urdhëron konfiskimin e pasurisë së Musharafit


Raportohet se një gjykatë në Pakistan ka urdhëruar konfiskimin e pasurisë së ish presidentit Pervez Musharaf.

AFP-ja raporton se prokurori publik, Çaudri Azhar, ka thënë se “gjykata sot ka urdhëruar konfiskimin e pasurisë së Pervez Musharafit, dhe bllokimin e xhirollogarive të tij bankare në Pakistan”.

Zoti Musharaf, që jeton në ekzil në Londër dhe Dubai, kërkohet lidhur me vrasjen e ish kryeministres, Benazir Buto, në vitin 2007 në Pakistan.

Prokurorët e kanë lëshuar një fletarrest në muajin shkurt, për shkak se, sipas tyre, Musharafi kishte dështuar t’i japë asaj më tepër siguri.

Raportohet se nuk është e njohur vlera e pasurisë së zotit Musharaf në Pakistan

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG