Ndërlidhjet

Zvicra ngrin mjetet e liderit tunizian dhe atij të Bregut të Fildishtë


Gjykata federale në Zvicër ka vendosur t'i ngrijë mjetet e presidentit të përmbysur të Tunizisë dhe ato të liderit të Bregut të Fildishtë.

Presidentja e Zvicrës, Mishelin Kalmi Rej, u ka thënë gazetarëve se këto masa hyjnë në fuqi menjëherë dhe se në shënjestër kanë presidentin e përmbysur të Tunizisë, Zine Al Abidine Ben Ali, dhe liderin e Bregut të Fildishtë, Laurent Gbabo.

Ajo ka thënë se ky hap ka për synim të trimërojë vendet e tyre që të kërkojnë ndihmë në një rast të mundshëm kriminal kundër këtyre dy personave dhe se s’ka gjasë që fondet e ndërlidhura me ta të jenë tërhequr nga Zvicra kohët e fundit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG