Ndërlidhjet

MOSKË


Shtatë policë rusë janë vrarë dhe disa janë plagosur pasi vetura e tyre u sulmua në rajonin Shatoi të Çeçenisë. Zëdhënësi i forcave ruse në atë rajon Nikolai Vavarin tha se ky sulm ka qenë mirë i planifikuar.
"Konvoji ku ishin oficerët e policisë ka hasur në pritë të sulmuesve. Në mesin e policëve ka të vrarë dhe të plagosur. Grupi i sulmuesve është i njohur për ne. Zyra e prokurorisë tashmë ka filluar me hetimet", tha Vavarin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG