Kosova: Ndalimi i policëve dhe qytetarëve, veprim shovinist i Serbisë
Në dy ditët e fundit institucionet e Serbisë kanë ndaluar dhjetë zyrtarë policorë të Kosovës, përfshirë zëvendësdrejtorin e përgjithshëm, Dejan Jankoviq. Pas intervistimit, përveç zëvendësdrejtorit Jankoviq, policët e tjerë janë liruar. Por, probleme pati edhe për rreth 1.500 qytetarë të Kosovës që për më shumë se 20 orë u ndaluan në pikat kufitare të Serbisë me Kroacinë dhe Hungarinë. Qeveria e Kosovës këto veprime po i cilëson hakmarrje e Serbisë ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Përmbajtja
-
maj 17, 2024
SHBA-ja hap portin për ndihma në Gazë
-
maj 17, 2024
"Teatër politik": A gaboi Kosova me KiE-në?
-
maj 15, 2024
Gjeorgjianët që protestuan pushohen nga puna