Kosova barazon me Finlandën në debutimin në botëror
Tifozë të shumtë kanë ndjekur në Prishtinë ndeshjen e parë të Kosovës në kualifikimet për botërorin 2018, me ekipin e Finlandës, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 1 me 1. Në stadiumin e qytetit finlandez Turku, përfaqësuesja e Kosovës debutoi me sukses, duke treguar lojë stabile dhe të sigurt. Përfaqësuesja e Kosovës e kompletoi ekipin e saj ne orën e fundit, kur FIFA lejoi të 6 lojtarët e saj të kalojnë në ekipin e Kosovës nga kombëtaret e tjera. Kosova luan në grupin 'I' në kualifikimet për Kampionatin Botëror që mbahet në Rusi më 2018. Së bashku me Finlandën dhe Kosovën ë grup janë edhe Kroacia, Turqia, Ukraina dhe Islanda.
Përmbajtja
-
27 nëntor 2024
FSK-ja u pa në veri, por a i lejohet të shkojë?
-
25 nëntor 2024
Shtyrje e grushte në Kuvendin e Serbisë
-
25 nëntor 2024
Të heshtura, por jo të harruara: Gratë nën regjimin taliban
-
25 nëntor 2024
Thirrje grave: Raportojeni sulmuesin!
Facebook Forum