Kryeprokurori flet për përgjimet...
Prokuroria e shtetit të Kosovës nuk do të fillojë hetime lidhur me bisedat e përgjuara telefonike të shefit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, me zyrtarë të ndryshëm të kësaj partie, përfshirë edhe ish-kryetarin e saj, Hashim Thaçi, dhe kryetarin aktual, Kadri Veseli. Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, tha se përgjimet e bisedave telefonike të zyrtarëve të lartë të PDK-së kanë qenë objekt i shqyrtimit ndërkombëtar, të prokurorit të Eulex-it, në rastin e ish-Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, në vitin 2011.
Facebook Forum