Ndërlidhjet

Java e dhurimit vullnetar të gjakut


Java e dhurimit vullnetar të gjakut
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:01 0:00

Në Kosovë po shënohet Java e Dhurimit Vullnetar të Gjakut, që mbahet nga data 13-20 qershor. Të gjithë qytetarët që gëzojnë shëndet të mirë e që janë nga mosha 18-65 vjeç, mund të dhurojnë gjak në 7 qendrat rajonale të transfuzionit të gjakut në Kosovë, që janë në:Prishtinë, Mitrovicë, Gjakovë, Pejë, Ferizaj, Gjilan dhe Prizren. Po ashtu, gjatë kësaj jave është hapur edhe pika mobile për dhurimin vullnetar të gjakut në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë. Drejtori i Qendrës së Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, Hysen Sadriu, tha se 80 për qind e nevojave të pacientëve i mbulojnë dhuruesit vullnetarë të gjakut, derisa për 20 për qind të pacientëve, ende vazhdojnë familjarët. Ai tha se deri në vitin 2020 synojnë që dhurimi i gjakut të mbulohet 100 për qind nga vullnetarët. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që janë mirë me shëndet që të dhurojnë gjak e të shpëtojnë jetë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG