Prishtina kërkon që marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit të nënshkruhet nga palët në dialog dhe Brukseli.
Prishtina thotë se menaxhimi i integruar i kufirit mes Kosovës e Serbisë mund të bëhet pas njohjes reciproke të kufijve shtetërorë.
Idetë e ndërmjetësuesit të BE-së në dialogun Kosovë – Serbi, Robert Kuper për menaxhim të integruar të kufirit, nuk kanë konsensus politik në Prishtinë.
BE-ja po bën përpjekje të arrijë një marrëveshje me Prishtinën dhe Beogradin për menaxhimin e integruar të kufirit.
Veriu i Kosovës ka nevojë për një adresim politik, përfshirë edhe dialogun Qeveri- serbë të veriut, thanë politikanë dhe analistë kosovarë.
Pas aksionit të së mërkurës të KFOR-it, për vënien e kontrollit në Pikën 1, në Jarinjë, serbët lokalë ngritën një barrikadë tjetër.
Opozita ka vlerësuar se qeveria nuk është e aftë ta drejtojë vendin kah integrimet evropiane, por kryeministri ka premtuar zhvillim, liberalizim të vizave dhe reforma.
Besimtarët islamë po festojnë Kurban Bajramin me lutjet që paqja dhe mirëkuptimi të mbretërojnë te të gjithë njerëzit e Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje, përmes një proteste, të cilën e ka cilësuar si aksion simbolik, ka ironizuar punën e Qeverisë së Kosovës.
Jo-uniteti i 27 vendeve anëtare të BE-së, vlerësohet se po ndikon në ngadalësimin e procesit të njohjeve ndërkombëtare.
Ideja është që para se teksti të dërgohet në Kuvend për miratim, të arrihet konsensusi i partive politike, thotë Arsim Bajrami.
Nisja e dialogut për liberalizimin e vizave ndërmjet Prishtinës dhe Brukselit nuk garanton edhe datën e zbatimit të këtij procesi.
Kosova ka vullnet, por nuk i bën lutje Serbisë për të vazhduar dialogun, deklaroi zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.
KFOR-i dhe EULEX-i kundërshtojnë kushtëzimet e kryetarëve të komunave paralele serbe në veri, për kufizimin e lirisë së lëvizjes.
Sjelljet e aktivistëve të Vetëvendosjes ndaj ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi, ambasadori francez Zhan Fransua Fitu, i quajti “fashiste”.
Deputetë të opozitës kanë përshëndetur aksionin e KFOR-it, por kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës për pafuqi dhe pasivitet veprimi në veri.
Presidentja Jahjaga dhe kryeministri Thaçi mbështetën aksionin në veri dhe bënë thirrje për qetësi.
Qeveria e Kosovës ka konsensus të plotë me KFOR-in dhe EULEX-in për heqjen e barrikadave nga rrugët të vendosura në veri nga serbët e atjeshëm, tha Hajredin Kuçi.
Dialogu me Serbinë është i vështirë dhe po rrëshqet kah tema të nxehta politike, thonë deputetët kosovarë.
Shfaq më shumë