Kievi goditet nga një breshëri raketash ruse
Zjarrfikësit duke përdorur shkallë për të shuar zjarret në një ndërtesë në Kiev. Ky ishte sulmi i parë i madh rus në kryeqytetin ukrainas, pasi në javët e fundit qyteti është goditur me raketa balistike dhe lundruese, sipas Serhiy Popko, kreut të administratës ushtarake.
Një blic nga shpërthimi i një rakete ndriçon kryeqytetin ukrainas gjatë sulmeve ruse me raketa më 21 mars. Autoritetet raportuan se të paktën dhjetë persona janë plagosur, përfshirë një vajzë 11-vjeçare.
Zjarrfikësit duke punuar pranë një krateri të krijuar nga shpërthimi i një bombe, pas sulmeve ruse në Kiev. Sipas raportimeve fillestare, në të paktën tri qarqe të kryeqytetit ukrainas janë shkaktuar dëme, përfshirë në zona të banuara dhe në një nënstacion të rrjetit elektrik.
Një zjarrfikës pranë një vendi ku ranë fragmente të raketave ruse. Gazetarët e agjencisë AFP thanë se në Kiev janë raportuar të paktën dhjetë shpërthime të mëdha. Forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase kanë shkatërruar “mbi 30 raketa të armikut, përfshirë raketa balistike mbi Kiev dhe në periferi të tij”, shkroi në Telegram administrata ushtarake e qytetit, duke shtuar se sulmet ruse zgjatën të paktën tri orë.
Një person qëndron pranë makinave të dëmtuara. “Pas një pauze 44-ditore, armiku kreu një sulm tjetër me raketa në Kiev”, tha Popko. “Të gjitha shërbimet emergjente të qytetit kanë dalë në vendngjarje. Aktualisht po bëhet pastrimi i zonave ku ranë raketat”.
Popko shtoi se ushtria ruse ka përdorur bombardues strategjikë dhe po ashtu ka lëshuar raketa nga territori i tij.
Ekipet emergjente duke ndihmuar banorët të largohen nga shtëpitë e tyre pas sulmeve me raketa.
Copëza të raketave ranë në një çerdhe në qarkun Sviatoshinski të kryeqytetit, sipas kreut të Kievit Vitali Klitschko, ndërkaq një ndërtesë banimi dhe një makinë u përfshin nga flakët në pjesë të tjera të qytetit.
Banorët e Kievit janë detyruar të qëndrojnë jashtë, në mot të ftohtë, derisa ekipet e shpëtimit shkuan në zonat e goditura nga sulmet.
Një banore e Kievit shikon dëmet e shkaktuara nga sulmet në një ndërtesë banimi.
Një grua duke përkëdhelur një vajzë të vogël.
Një grua duke pastruar copëzat që ranë nga raketat në një ndërtesë banimi në Kiev.