Trump flet për "krizë humanitare" në kufi me Meksikën

Your browser doesn’t support HTML5

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se është “duke u rritur kriza humanitare dhe ajo e sigurisë” në kufirin e Shteteve të Bashkuara me Meksikën, në adresimin e tij të parë televiziv nga Zyra Ovale. Trump i ka bërë thirrje Partisë Demokratike të miratojë në Kongres projektligjin për financimin e murit kufitar, ashtu që të parandalohen imigrantët ilegalë dhe kontrabanda. Liderët demokratë në anën tjetër e kanë akuzuar Trumpin për prodhim të krizës.