Vlera e monedhës turke, lira ra për 5 për qind të hënën kundrejt dollarit amerikan.
Rënia e lirës turke vjen një ditë pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan përsëriti qëndrimin e tij se nuk do të rrisë normat e interesit, me qëllim që të stabilizojë vlerën e monedhës kombëtare.
Erdogani ka detyruar Bankën Qendrore turke që të ulë normat e interesit, pavarësisht se inflacioni ka arritur në mbi 20 për qind.
Ekonomistët besojnë se kjo politikë mund të bëjë që në muajt e ardhshëm inflacioni të rritet mbi 30 për qind.
SHIKONI EDHE: Erdogan zotohet për uljen e inflacionitPor, Erdogani tha më 19 dhjetor se besimi i tij islam e ndalon atë që të mbështesë rritjen e normave të interesit.
“Ata po ankohen se ne po ulim normat e interesit. Mos prisni diçka tjetër nga unë”, tha Erdogan.
“Si mysliman, unë do të vazhdoj të bëj atë që më udhëzon feja”, shtoi ai.
Your browser doesn’t support HTML5
Sipas besimit islam, myslimanëve u ndalohet që të marrin ose të vendosin interes ndaj parave të huazuara apo të marra borxh.
Lira turke në tre muajt e fundit ka humbur më shumë se gjysmën e vlerës së saj.