Zyrtarët turq kanë siguruar prova me zë dhe video që tregojnë se gazetari i zhdukur saudit, Jamal Khashoggi, është torturuar dhe vrarë brenda konsullatës saudite në Stamboll, raportojnë mediat amerikane.
Khashoggi, kritik i Qeverisë saudite, nuk është parë prejse ka hyrë në ndërtesën e konsullatës më 2 tetor.
Turqia raportohet t'iu ketë thënë zyrtarëve amerikanë se audio-incizimet japin disa nga provat më të qarta se një ekip saudit i sigurisë qëndron pas vrasjes.
Arabia Saudite i mohon akuzat.
Një burim u citua nga gazeta Washington Post të ketë thënë se në një audio-incizim mund të dëgjohen disa burra duke rrahur Khashoggin.
Gazeta shton se regjistrimi tregon se ai u vra dhe u gjymtua.
Zhdukja e Jamal Khashoggit dhe vdekja e tij e raportuar kanë shkaktuar zemërim ndërkombëtar.
Khashoggi është larguar nga Arabia Saudite vitin e kaluar, duke shprehur frikë nga ndëshkimi për kritikat e tij ndaj politikës saudite në luftën e Jemenit.
Lexoni edhe këtë: A do të ndikojë zhdukja e gazetarit Khashoggi në lidhjet SHBA-A.Saudite?