Iran: Dilema në zgjedhje – angazhim me perëndimin apo izolim

Pamje nga votimet në Teheran

Në Iran sot po mbahen zgjedhjet presidenciale në të cilat do të vendoset për rizgjedhjen e presidentit aktual, i cili synon angazhim me perëndimin, apo të kandidatit që do ta kthente Iranin në izolim dhe qeveri të linjës së fortë.

Kandidatët favoritë në këtë garë presidenciale janë presidenti aktual, Hassan Rohani, i cili me perëndimin ka arritur marrëveshjen madhore për programin atomik iranian, duke e hapur mundësinë për integrim më të madh ekonomik me perëndimin, dhe Ebrahim Raisi, konsevrator i linjës së fortë, që preferon zgjidhje me metoda vendëse për papunësinë e lartë dhe ekonominë e ngadalshme.

Të drejtë vote kanë afro 55 milionë iranianë. Këto zgjedhje shihen si referendum për presidentin Rohani, i cili ka premtuar më tepër liri dhe ekonomi të hapur.

Një hulmumtin i pavarur i opinionit ka treguar se Rohani avancon me afro 20 pikë para Raisit, megjithqë thuhet se hulumtimet e këtilla në Iran nuk janë të sigurta.

Ebrahim Raisi është i afërt me liderin suprem, Ajatollah Ali Khamenei, i cili është autoriteti më i larë politik, ushtarak dhe religjioz në Iran.