Gjykata Kushtetuese e Serbisë ka hedhur poshtë propozimin për ndalimin e organizatës djathtiste "Ripërtëritja e popullit serb 1389” nga Beogradi dhe asociaiconin e qytetarëve “Nashi” nga Arangjelovci dhe lëvizjen “SNP Nashi 1389".
Në faqen e internetit të kësaj gjykate thuhet se "sipas analizës së programit dhe aktiviteteve të këtyre shoqatave, është vërtetuar se nuk janë përmbushur kriteret e Kushtetutës për ndalesë dhe nuk është konfirmuar konstatimi i prokurorisë së Republikës se shoqatat cenojnë dispozitat kushtetuese".
Këto organizata për publikun serb njihen për një numër incidentesh në vitet e fundit, duke u nisur nga huliganizmi gjatë mbajtjes së paradës së homoseksualëve, kërcënimet ndaj oponentëve, shkruarjen e grafiteve dhe porosive nxitëse të urrejtjes racore e fetare, mohimin e gjenocidit të Srebrenicës, kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës etj.

Në Kosovë, autoritetet e rendit patën marrë vendim këtë verë, për të ndaluar hyrjen e pjesëtarëve të këtyre organizatave, për të marrë pjesë në festën e ashtuquajtur “Vidovdan”, e cila shënohet më 28 qershor të çdo viti. Këtë vit, kjo datë u ndërlidh me 623-vjetorin e Betejës Mesjetare të Kosovës. (a.i.)