Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në emër të popullit të Kosovës, ka uruar presidentin Barack Obama për rizgjedhjen e tij.
“Përgëzojmë popullin amerikan për përkushtimin që ta realizojnë të drejtën e votës duke qenë pjesëmarrës në forcimin e demokracisë dhe idealeve që shquajnë vendin tuaj. Zgjedhjet presidenciale në SHBA janë frymëzim për të gjithë ne që punojmë për krijimin e shoqërive gjithpërfshirëse, prosperuese dhe ndërtimin e demokracisë së mirëfilltë”, citohet të ketë thënë zonja Jahjaga në një komunikatë të lëshuar nga kabineti i saj.
“Kjo më së miri dëshmon besimin që qytetarët amerikanë kanë për vizionin tuaj dhe për punën e palodhshme për të shtyer përpara reformat në SHBA dhe për të forcuar paqen dhe stabilitetin në botë duke promovuar vlerat amerikane që garantojnë një të ardhme më të sigurtë”.
Republika e Kosovës, ka thënë presidentja Jahjaga, “është një aleat dhe partner i përkushtuar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ne do të angazhohemi fuqimisht që të thellojmë miqësinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve dhe popujve tanë edhe më tutje. SHBA-të kanë luajtur rol vendimtar për lirinë dhe të drejtën e qytetarëve të Republikës së Kosovës të vendosin për fatin e tyre”.
Jahjaga ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rolin e “jashtëzakonshëm në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës, avancimin e proceseve demokratike dhe në rrugën e integrimeve evroatlantike”.