Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë realizuar të premten një aksion simbolik në Prishtinë, ku kanë shkruar 76 mijë vija për t’iu referuar, siç kanë thënë ata, punëtorëve të shpunësuar nga procesi i privatizimit në Kosovë. Vijat janë shënuar në një mur simbolik të ndërtuar nga aktivistët.
Në një komunikatë për media të Vetëvendosjes thuhet se humbja e këtyre vendeve të punës, ka rrezikuar mirëqenien e rreth 12,667 familjeve në Kosovë.
“Procesi i privatizimit është faktori kryesor që Kosova sot të renditet e para në Evropë për nga varfëria dhe papunësia. Pra, papunësia dhe varfëria ka adresë të qartë dhe ky është privatizimi i egër”, thuhet në komunikatë.
Lëvizja Vetëvendosje kundërshton fuqishëm privatizimin e Postë-Telekomit të Kosovës, Korporatës Energjetike të Kosovës dhe likuidimin e Trepçës.