Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare që kanë Kosovën një vend mik, tha të enjten ambasadorja e re amerikane në Prishtinë, Trejsi Xhejkobson. Këto komente ajo i bëri në gjuhën shqipe dhe atë serbe, pas dorëzimit të letrave kredenciale te presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
“Kosova ka arritur përparime të jashtëzakonshme që nga shpallja e pavarësisë së saj”, tha me këtë rast, ambasadorja amerikane.
Gjatë kohës së shkurtër në Kosovë, ajo tha se ka vërejtur shumë përparime pozitive. Ndërkaq, inkurajoi liderët kosovarë që të punojnë në partneritet për një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt për Kosovën.
“Jam e bindur që duke punuar së bashku në partneritet, udhëheqësit e Kosovës mund të çojnë përpara sundimin e ligjit dhe të ndërtojnë një themel të fuqishëm për një të ardhme të begatshme, stabile e demokratike”, theksoi Xhejkobson.
Pas dorëzimit të letrave kredenciale dhe një takimi të shkurtër që zhvilloi me presidenten Atifete Jahjaga, ambasadorja amerikane u është drejtuar mediave dhe opinionit me mesazhet në gjuhën shqipe dhe atë serbe, duke rikonfirmuar miqësinë e Qeverisë amerikane për Kosovën.
“Jam krenare që mund ta përfaqësoj presidentin Obama dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare që mund ta quajnë Kosovën vend mik”, u shpreh me këtë rast, Xhejkobson.
Nga ana e saj, presidentja Atifete Jahjaga falënderoi edhe një herë Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës. Ndërkaq, u zotua se ajo bashkë me lidershipin kosovar do të punojnë për të krijuar rend dhe ligj për të gjithë në Kosovë, me theks të veçantë në luftimin e dukurive negative.
“Për vendin tonë krahas zhvillimit ekonomik dhe përparimit të përgjithshëm dhe sistemit të mirë të arsimimit, të shëndetësisë dhe të fushave të tjera, është shumë domethënëse që në kuadër të avancimit të proceseve demokratike të sundimit të plotë të ligjit dhe të rendit të kemi rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe të krimit të organizuar. Në këto procese jemi të gjithë bashkë, kemi vullnetin dhe përkushtimin dhe kemi përkrahjen e të gjithë popullit dhe gjithsesi do të kemi sukses”, tha Jahjaga.
Ndryshe, para se të vinte në Kosove, zonja Xhejkobson si ambasadore ka shërbyer në Turkmenistan dhe në Taxhikistan.
Xhejkobson ka shërbyer gjithashtu si zëvendëssekretare ekzekutive në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, ndërsa ka punuar si diplomate në Seul të Koresë Jugore, Moskë të Rusisë, e të tjera.
Ajo flet disa gjuhë, ndër të cilat edhe gjuhët shqipe dhe atë serbe.
Trejsi Xhejkobson ka zëvendësuar ambasadorin e deritashëm, Kristofer Dell.