Kosova së shpejti do të jetë shtet me pavarësi të plotë, pasi të hënën në Vjenë komuniteti ndërkombëtar është i gatshëm të vendosë për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, tha ministri i Jashtëm i Austrisë, Mihael Shpindeleger.
“Kjo është shenjë e qartë e mirëbesimit që është vendosur në Kosovë”, tha ai dhe shtoi se Kosova “tash është mjaft e pjekur për të qëndruar në këmbet e veta dhe për të marrë përgjegjësi të plotë për të ardhmen e të gjithë shtetasve të saj”.
Ky hap formalisht do të ndërmerret nga Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, i cili e ka mbikëqyrur pavarësinë e Kosovës, që përbëhet nga 23 vende evropiane, Shtetet e Bashkuara dhe Turqia.
Megjithatë, Bashkimi Evropian e vazhdon praninë e tij në Kosovë me misionin EULEX për polici dhe sundim të ligjit, ndërsa janë të pranishme edhe forcat paqeruajtëse të KFOR-it, që udhëhiqet nga NATO-ja.
Më tutje, ministri i Jashtëm i Austrisë, Mihael Shpindeleger, në intervistën për agjencinë DPA, theksoi se “prania e vazhdueshme e trupave ndërkombëtare mbetet e domosdoshme për shkak të situatës në veri të Kosovës, e cila nuk është zgjidhur krejtësisht”.(f.b.)