Të jesh infermier sot në Kosovë, është kënaqësi e madhe, pavarësisht kushteve shumë të vështira dhe pagave mjaft të ulëta. Një infermier në Kosovë paguhet 300 euro për një muaj, ndërkaq edhe kujdestaria e natës u paguhet. Këtë e thotë për Radion Evropa e Lirë infermierja Emine Hasimi, e cila qe 23 vjet e ushtron këtë profesion.
Zonja Hasimi punon në Klinikën e Neurologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Sipas saj, t’i ofrosh ndihmë një njeriu në nevojë, është gjest shumë human.
“Të jesh infermiere është gjest human; t’i ofrosh dikujt ndihmë është një punë e madhe. Unë punoj në Klinikën e Neurologjisë, qe 23 vjet - është një përvojë shumëvjeçare. Lidhem shumë me pacientin, jemi shumë të afërt. Me kushtet jemi të kënaqur deri diku, por ka vend për përmirësim”, thotë Emine Hasimi.
Ndërkaq, Florim Magjera, infermier, e ushtron këtë profesion qe 13 vjet. Sipas tij, të jesh infermier sot në Kosovë, është një sfidë e madhe, duke e marrë parasysh që shëndetësia kosovare nuk është në gjendje të dëshirueshme.
“Të jesh infermier në Kosovë sot është një sfidë shumë e madhe, duke pasur parasysh shumë probleme që ka shëndetësia kosovare. Por, shpresojmë që me kalimin e kohës dhe me një përkushtim më të madh të të gjithë infermierëve, e që është komunitet i madh, do të mund të bëjmë ndryshime në infermieri, në përgjithësi”, shprehet Florim Magjera.
Por, infermierja Hasimi thotë se pavarësisht kushteve jo të lakmueshme që tash për tash janë nëpër klinikat brenda QKUK-së, nëse krahasohet periudha e viteve ‘90, tash ajo është shumë e kënaqur me punën dhe kushtet që ju ofrohen infermierëve.
“Nëse krahasohet koha para luftës kur unë kam punuar, tash është shumë më mirë, kushtet janë më të mira, dihet vendi i infermieres. Edhe me mjekët i kemi raportete mira. Sa më përket mua si infermiere, secilit pacient që ka kaluar në klinikën tonë, ne jemi munduar t’i ofrojmë ndihmë dhe më të mirën e mundshme”, tregon Hasimi.
Ndërkaq, Florim Magjera, thekson se sfidat në profesionin që ai ushtron nuk janë të pakta.
“Sfida, si infermier, kam pasur shumë. Unë kam punuar edhe jashtë vendit, por në Kosovë ballafaqohemi më shumë (me sfida), sepse ende nuk është krijuar identiteti i infermierit si infermier, si nga doktorët, po ashtu edhe nga stafi tjetër”, thekson Magjera.
Por, pavarësisht sfidave, Infermieria i tërheq njerëzit si Lumnije Mjekiqi, që ta studiojnë atë. Arsyeja pse ajo ka zgjedhur të ushtrojë profesionin e infermieres, është dëshira e madhe për t’u ofruar ndihmë njerëzve në nevojë.
“Arsyeja pse e kam zgjedhur këtë profesion është se më pëlqen t’u shërbej pacientëve. T’u ofrosh shërbime shëndetësore njerëzve, nuk mendoj se është shumë e zorshme, do punë, angazhim, por e dua shumë andaj e dhe e kam zgjedhur”, thotë Lumnie Mjekiqi.
E, Lirije Beqiri, drejtoreshë e Infermierisë, në Qendrën Klinike Universitare, thotë se puna që bëhet në këtë institucion nga ana e infermierëve, është shumë e madhe.
Beqiri ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se të drejtat e infermierëve në Kosovë, në çdo aspekt mbrohen me shumë kujdes dhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës numëron 1813 infermierë.

Të jesh infermiere është gjest human; t’i ofrosh dikujt ndihmë është një punë e madhe...

...në Kosovë ballafaqohemi më shumë (me sfida), sepse ende nuk është krijuar identiteti i infermierit si infermier, si nga doktorët, po ashtu edhe nga stafi tjetër.