"SNP Nashi" kërcënon portalin kosovar

Ilustrim

Në Beograd sot nis punimet konferenca "Share", e cila grumbullon aktivistë, blogerë dhe artistë si nga Serbia, ashtu dhe nga jashtë.

Portali kosovar "Kosova 2.0" ka anuluar pjesëmarrjen për shkak të kërcënimeve të disa serbëve, raportojnë mediat.

Organizata e ekstremit të djathtë "SNP Nashi" ka thënë se do të ndalojë promovimin e këtij portali në Serbi, duke e quajtur atë "pro-shqiptar".

Konferenca do të zgjasë deri më 28 prill.