“Sot, Serbia nuk kalon” – është ky slogani i fundit i Lëvizjes Vetëvendosje, që sot pritet të zbatohet në dy pikat kufitare që lidhin Kosovën me shtetin serb, përkatësisht në Merdare dhe në Dheun e Bardhë.
Plani për të bllokuar hyrjen e mallrave serbe është kundërshtuar ashpër si nga autoritetet kosovare, ashtu edhe ato ndërkombëtare, por aktivistët e Vetëvendosjes mbeten të vendosur për, siç thuhet, zbatimin e plotë të reciprocitetit tregtar, ekonomik dhe politik mes dy vendeve.
Ata kanë premtuar se protesta do të jetë paqësore, duke iu përgjigjur frikës së zyrtarëve për mundësinë e përshkallëzimit të saj në dhunë.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka tërhequr vërejtjen se “organizimi i protestës paqësore nga një subjekt politik parlamentar, në këtë rast nga Lëvizja Vetëvendosje, ngërthen më vete përgjegjshmërinë për formën, qëllimin, zhvillimin dhe mbarëvajtjen e protestës”.
Shefja e shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve “të mos bllokojnë rrugët, të mos bllokojnë pikat kufitare e as qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave”.
Duke iu referuar aksionit të paralajmëruar të Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se “perspektiva e Kosovës nuk është ajo e barrikadave, por një perspektivë e integrimit”.
“Veprimi i dhunshëm kundër institucioneve legjitime të Kosovës ka qenë dhe është i papranueshëm për të gjitha institucionet, por edhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Protesta e 14 janarit nuk ka lënë duarkryq as aketërt ndërkombëtarë. Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe të Shteteve të Bashkuara në Kosovë i ka bërë thirrje “Vetëvendosjes“ që të përmbahet nga çfarëdolloj dhune ose provokimi ndaj personelit të Policisë së Kosovës”.
“Veprimet e tilla jo vetëm që do të jenë joligjore, por po ashtu do të rrisnin tensionet politike në Kosovë dhe do të ndikonin negativisht në imazhin e Kosovës jashtë vendit. Çdo bllokim i njëanshëm i tregtisë po ashtu do të shkonte kundër përkushtimeve të Kosovës nën CEFTA-n", kanë paralajmëruar shtetet e Quint-it.
Thirrjeve të tyre u është bashkuar edhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Fernando Xhentili.
“Veprimi i planifikuar për të bllokuar lëvizjen e lirë të mallrave në dy pikë-kalimet nuk do të jetë i dobishëm për të ardhmen e Kosovës në Bashkimin Evropian”, i ka porositur zyrtari i lartë evropian udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosje.
Kjo e fundit, e cila është partia e dytë opozitare në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se rreth 200 aktivistë do të kujdestarojnë në dy vendkalimet kufitare me Serbinë, në mënyrë që protesta të mos eskalojë në dhunë.
Për mbarëvajtjen e protestës do të angazhohet edhe Policia e Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare të rendit.
“Policia e Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, lëvizjen e lirë të të gjithë qytetarëve si dhe të mallrave përmes vendkalimeve kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë dhe në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës.
Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, protesta e sotme pason moszbatimin e plotë të reciprocitetit në raport me mallrat e Serbisë. Deputetët e Kuvendit të Kosovës, më 7 dhjetor, patën miratuar mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje për ndërmarrjen e masave të tilla. (v.t.)