Mosnjohja e shtetit të Kosovës nga pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian, po i shkakton probleme dhe sfida shtetit më të ri në Evropë, thonë përfaqësues vendorë dhe ndërkombëtarë.
Hezitimi për ta njohur Kosovën nga ana e vendeve si Sllovakia, Qipro, Greqia, Rumania dhe Spanja, ka bërë që Bashkimi Evropian dhe misioni i tij në Kosovë për sundim të ligjit - EULEX, të kenë një rol kryesisht neutral në raport me statusin e Kosovës.
Po ashtu, jo-uniteti i 27 vendeve anëtare të BE-së, vlerësohet se po ndikon edhe në ngadalësimin e procesit të njohjeve ndërkombëtare.
Eurodeputetja Doris Pak, e cila po qëndron në Kosovë, mendon se bashkësia ndërkombëtare ka gabuar që në vitin 1999 kur NATO pati bombarduar caqet serbe.
Sipas saj, që atëherë është dashur t’i thuhej Serbisë se Kosova është e humbur përgjithmonë.
Ndërkaq tani, kur Kosova ka mbi tre vjet që është e pavarur, atë nuk e njohin të 27 vendet anëtare të BE-së.
Eurodeputetja Pak, tha se për një pozicion të tillë të BE-së karshi statusit të Kosovës, një pjesë të fajit e ka edhe Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton.
“Zonja Eshton dhe zyra e saj kanë dështuar që të bëjnë diçka në lidhje me këto pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën”, ka thënë Doris Pak.
Ajo tha se mosnjohja e Kosovës nga ana e këtyre vendeve i jep edhe Serbisë një lloj arsye që të thotë se kur edhe vendet e BE-së nuk e njohin Kosovën, pse do të duhej ta bënte këtë Serbia.
Në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, pas insistimit të Beogradit zyrtar dhe miratimit nga Kombet e Bashkuara, kishte shprehur mendimin se shpallja e pavarësisë së Kosovës kishte respektuar të Drejtën Ndërkombëtare.
Nisur nga ky mendim i GJND-së, ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj tha se tani asnjë vend më nuk ka ndonjë arsye që të mos e njohë Kosovën.
“Sot asnjë vend, qoftë në Evropë apo jashtë Evropës nuk ka arsye legale për ta shtyrë njohjen e Kosovës. Përveç kësaj, personalitete, institucione të BE-së, shtete anëtare të saj, duhet të punojnë më shumë që t’i bindin pesë vendet anëtare që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës që t’i vendosin interesat e BE-së përmbi agjendat vendore të tyre”, ka thënë Hoxhaj.
Në anën tjetër, Doris Pak, mendon se përderisa Serbia dhe Kosova të mos i zgjidhin problemet ndërfqinjësore, vështirë se mund të pritet zgjerimi i BE-së me vende tjera nga rajoni.
“Unë nuk them se Serbia duhet ta njohë sot Kosovën. Duhet të jemi realistë në politikë”, tha zonja Pak.
Por, në këtë moment, sipas saj, BE-ja mund të kërkojë nga Serbia t’i normalizojë raportet dhe të bashkëpunojë me Kosovën, si dhe të ndalë veprimet e çmendura në pjesën veriore, ku serbët e nxitur nga Beogradi kanë barrikaduar rrugët.
Përveç pengesave që Kosovës i vijnë nga jashtë si shtet i ri, Doris Pak mendon se edhe përbrenda Kosova ka nevojë për një demokraci të mirëfilltë dhe luftë më energjike kundër krimit dhe korrupsionit.
Kurse në përfaqësimin e saj në botë, Doris Pak vlerëson se një hap shumë me rëndësi ishte zgjedhja e një femre, si Atifete Jahjaga në krye të shtetit.
“Ajo i dha Kosovës jashtë një fytyrë krejt të re. Askush nuk besonte se Kosova do të mund të përfaqësohej nga një femër, ngase të gjithë paramendonin Kosovën të përfaqësuar nga burrat”, u shpreh Doris Pak.
Madje, sipas saj, kjo ishte befasi edhe për shumë anëtarë të Parlamentit Evropian.
Anëtarja e Parlamentit Evropian, Doris Pak, në Prishtinë njihet edhe si mike e Kosovës për shkak të qëndrimeve të saj prej dy dekadave pro-pavarësisë së Kosovës.
Ajo tha se ishte ndjerë tejet e turpëruar kur Brukseli kishte vendosur që në kuadër të liberalizimit të vizave të mos i përfshinte të gjitha vendet e rajonit, përfshi edhe Kosovën.
Ndërkaq, tani kur Brukseli ka konfirmuar fillimin e dialogut me Kosovën për liberalizimin e vizave, Pak tha se ky është hap i mirë që edhe kosovarët të ndjejnë veten pjesë të Evropës.
Hezitimi për ta njohur Kosovën nga ana e vendeve si Sllovakia, Qipro, Greqia, Rumania dhe Spanja, ka bërë që Bashkimi Evropian dhe misioni i tij në Kosovë për sundim të ligjit - EULEX, të kenë një rol kryesisht neutral në raport me statusin e Kosovës.
Po ashtu, jo-uniteti i 27 vendeve anëtare të BE-së, vlerësohet se po ndikon edhe në ngadalësimin e procesit të njohjeve ndërkombëtare.
Eurodeputetja Doris Pak, e cila po qëndron në Kosovë, mendon se bashkësia ndërkombëtare ka gabuar që në vitin 1999 kur NATO pati bombarduar caqet serbe.
Sipas saj, që atëherë është dashur t’i thuhej Serbisë se Kosova është e humbur përgjithmonë.
Ndërkaq tani, kur Kosova ka mbi tre vjet që është e pavarur, atë nuk e njohin të 27 vendet anëtare të BE-së.
Zonja Eshton dhe zyra e saj kanë dështuar që të bëjnë diçka në lidhje me këto pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën.
“Zonja Eshton dhe zyra e saj kanë dështuar që të bëjnë diçka në lidhje me këto pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën”, ka thënë Doris Pak.
Ajo tha se mosnjohja e Kosovës nga ana e këtyre vendeve i jep edhe Serbisë një lloj arsye që të thotë se kur edhe vendet e BE-së nuk e njohin Kosovën, pse do të duhej ta bënte këtë Serbia.
Në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, pas insistimit të Beogradit zyrtar dhe miratimit nga Kombet e Bashkuara, kishte shprehur mendimin se shpallja e pavarësisë së Kosovës kishte respektuar të Drejtën Ndërkombëtare.
Nisur nga ky mendim i GJND-së, ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj tha se tani asnjë vend më nuk ka ndonjë arsye që të mos e njohë Kosovën.
“Sot asnjë vend, qoftë në Evropë apo jashtë Evropës nuk ka arsye legale për ta shtyrë njohjen e Kosovës. Përveç kësaj, personalitete, institucione të BE-së, shtete anëtare të saj, duhet të punojnë më shumë që t’i bindin pesë vendet anëtare që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës që t’i vendosin interesat e BE-së përmbi agjendat vendore të tyre”, ka thënë Hoxhaj.
Në anën tjetër, Doris Pak, mendon se përderisa Serbia dhe Kosova të mos i zgjidhin problemet ndërfqinjësore, vështirë se mund të pritet zgjerimi i BE-së me vende tjera nga rajoni.
Unë nuk them se Serbia duhet ta njohë sot Kosovën. Duhet të jemi realistë në politikë.