Regjisori Emir Kusturica, i nevrikosur nga pyetjet e gazetarit të Televizionit Kroat (HTV), e ka përzënë ekipin dhe ka konfiskuar materialin e xhiruar.
Xhirimi dhe biseda e Kusturicës me redaktorin e HTV-së, Aleksander Stankoviq, thuhet të ketë zgjatur 22 minuta, deri në kohën kur regjisori, i nevrikosur nga pyetjet, është çuar në këmbë në mënyrë demonstrative dhe pa zgjedhur aspak fjalët, ka urdhëruar ekipin e HTV-së që të largohet dhe t’i dorëzohet materiali i xhiruar.
Stankoviq ka vlerësuar se konfiskimi i materialit është “banditllëk klasik dhe hajni e pastër” dhe se HTV do të kërkojë nga Kusturica të kthejë materialin e rrëmbyer.