PRISHTINË

Shefi i shtyllës së katërt të UNMIK-ut, Nikolaus Lamsdorff i ka paraqitur sot Kuvendit tri rekomandimet e marra në Nju Jork për vazhdimin e procesit të privatizimit.
Ato janë: AKM-së i lejohet e drejta e negociimit me ofertuesit për blerjen e ndërmarrjeve shoqërore; e dyta, do të ketë dy faza të tenderimit, me ç’rast fituesi do të zgjidhet jo ai që jep më së shumti para por ai që zgjedhet nga AKM-ja si më i miri dhe e treta që të ketë “spin off” special sa më tepër që është e mundur.