Ndërlidhjet

Vëzhguesit e BE-së po monitorojnë për së afërmi zgjedhjet në Kosovë


Një grua voton në zgjedhjet lokale në një shkollë në Prishtinë më 14 nëntor 2021
Një grua voton në zgjedhjet lokale në një shkollë në Prishtinë më 14 nëntor 2021

Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgim të Zgjedhjeve në Kosovë, Lukas Mandl, tha të dielën (14 nëntor) se 62 vëzhgues të BE-së po monitorojnë për së afërmi procesin zgjedhor në 21 komuna dhe se do të vëzhgojnë për së afërmi edhe procesin e numërimit.

“Inkurajoj qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e votës të shkojnë në vendvotime, të votojnë për njërin ose tjetrin kandidat, dhe të kontribojnë në demokraci”, tha Mandl gjatë një paraqitjeje para gazetarëve.

Ai tha se një raport preliminar sa i takon procesit zgjedhor do të publikohet nga ana e vëzhguesve të martën (16 nëntor).

Qytetarët e Kosovës sot (14 nëntor) po votojnë për të zgjedhur kryetarët e 21 komunave, përfshirë edhe atë të kryeqytetit, Prishtinës.

Valmir Elezi, zëdhënës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka bërë të ditur se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë.

Sipas KQZ-së, të drejtë vote në këtë rund zgjedhjesh kanë 1,260,571 qytetarë dhe ata do të mund të votojnë në 575 qendra votimi me 1,638 vendvotime.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 11:00 kanë votuar mbi 7 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG