Ndërlidhjet

Japoni: Tre persona të vdekur si pasojë e sulmeve me thikë dhe armë zjarri


Zyrtarë policorë në Japoni.
Zyrtarë policorë në Japoni.

Tre persona janë vrarë si pasojë e sulmeve me thikë dhe të shtënave me armë zjarri në qendër të Japonisë, kanë thënë mediat lokale.

Sulmuesi i dyshuar raportohet të ketë therur një grua, para se të sulmonte me armë zjarri dy zyrtarë policorë në qytetin Nakano.

Më vonë, sulmuesi e ka plagosur edhe një person tjetër.

I dyshuari, që besohet se është bujk, në të 30-at, është fshehur në një ndërtesë, pas incidentit.

Sipas mediave japoneze, nëna e të dyshuarit ka ikur nga ndërtesa ku është fshehur i biri.

Sulmet me armë janë jashtëzakonisht të rralla në Japoni, pavarësisht vrasjes së ish-kryeministrit Shinzo Abe, në korrik të vitit të kaluar.

Abe ka qenë kryeministri që ka udhëhequr më së gjati në Japoni, dhe vdekja e tij e ka tronditur shtetin.

Armët e zjarrit janë të ndaluara në Japoni, dhe shumë rrallë raportohet për sulme të dhunshme.

Më 2014, në Japoni janë regjistruar vetëm gjashtë incidente apo vdekje si pasojë e armëve, ndërsa në Shtetet e Bashkuara 33.599.

Njerëzit duhet të kalojnë teste shumë të vështira dhe teste të shëndetit mendor, në mënyrë që të blejnë një armë në Japoni.

Edhe pas kalimit të testeve, ata mund të posedojnë vetëm disa lloje armësh.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG