Ndërlidhjet

Ende nuk dihet çfarë dëme ka shkaktuar shpërthimi i vullkanit në Tonga


Pamjet pas shpërthimit të vullkanit në Tonga.
Pamjet pas shpërthimit të vullkanit në Tonga.

Në Tonga është duke u raportuar për dëm të madh, si pasojë e cunamit që ka goditur këtë ishull të Paqësorit, mirëpo problemet në komunikime janë duke vështirësuar procesin e vlerësimit.

Vullkani Hunga Tonga-Hunga Haʻapai, ka shpërthyer të dielën në këtë shtet, rreth 65 kilometra në veri të kryeqytetit, Nuku'alofa.

Shpërthimi, i cili është ndjerë edhe në Shtetet e Bashkuara, ka shkaktuar valë më të mëdha se një metër, të cilat janë përplasur në Tonga.

Deri më tani, nuk ka pasur raportime zyrtare për persona të plagosur apo të vdekur.

Familjarët dhe miqtë e gruas britanike, Angela Glover, kanë thënë se ajo është zhdukur.

Në disa postime në rrjetet sociale, ata kanë thënë se gruan e kanë marrë valët.

Komunikimet përmes internetit apo telefonit janë jashtëzakonisht të kufizuara, duke pamundësuar raportimin për situatën reale.

“Dëm i madh është raportuar në gjirin perëndimor Tongtapu”, ka thënë një Komision i Lartë i Zelandës së Rre në Tonga, përmes një postimi në Facebook.

“Një shtresë e madhe e pluhurit vazhdon të shihet përmbi Tongatapu”, ka thënë Komisioni.

Korrespondentja për Paqësor e Televizionit të Zelandës së Re, Barbara Dreaver, ka thënë përmes një postimi në Facebook se do të duhen “të paktën edhe dy javë para se thirrjet ndërkombëtare dhe interneti të jenë funksionalë sërish”, për shkak të dëmeve të shkaktuara nga vullkani.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG