10 gusht 2018
Pesëdhjetë vjet më parë, pushtimi i Çekosllovakisë, i udhëhequr nga ushtria sovjetike, ka vrarë më shumë se 100 persona dhe ka penguar përpjekjet e shtetit për të reformuar rendin komunist.
Tani mund të ecni nëpër hapat e çekëve dhe sllovakëve, të cilët kanë kapur pamjet më ikonike të ditëve që shokuan botën.
Klikoni dy herë apo lëvizni ikonën në shirit për të parë fotografitë para dhe pas.
Një marsh në Sheshin e pjesës së vjetër të qytetit në shkurt të vitit 1968, për të shënuar 20-vjetorin e puçit socialist.
Çekosllovakia, republikë socialiste prej grushtshtetit të drejtuar nga komunistët dhe mbështetur nga sovjetikët më 1948, është zhvilluar relativisht, mirëpo ka vuajtur nën dominimin sovjetik.
Një monument gjigant i Stalinit dhe socializmit ka qëndruar në Pragë derisa është shkatërruar si pasojë e reformave politike më 1962.
Në vitet e 1960-a, mijëra çekë dhe sllovakë janë burgosur apo janë persekutuar në mënyra tjera për politikat e tyre, duke përfshirë ekzekutimet. Në kohën e Stalinit dhe pasardhësve të tij, Nikita Khrushchev dhe Leonid Brezhnev, banorët e Çekosllovakisë kanë jetuar në frikë.
Lideri i Partisë Komuniste, Alexander Dubcek, duke arritur në një mbledhje parlamentare pas pushtimit, pas së cilit trupat e Paktit të Varshavës janë lejuar në mënyrë retroaktive të hyjnë në tokën çekosllovake.
Në janar të vitit 1968, Alexander Dubcek (në mes) mori drejtimin e Partisë Komuniste të Çekosllovakisë. Ai njoftoi për zvogëlim të censurës dhe kufizim të kapaciteteve të policisë sekrete të urryer. Dubcek premtoi se do të krijojë “socializëm me fytyrë njeriu”.
Një grua në Sheshin Wenceslas në Pragë dëgjon lajmet në kohën e pushtimit dhe mban në duar një gazetë lokale, e cila në kryetitull pyet “Pse?” në gjuhën çeke dhe atë ruse.
Pas heqjes së censurës, mediat çekosllovake kanë publikuar storie ekskluzive të dyshimeve për korrupsion, vrasjeve dhe keqbërje tjera zyrtare. Me lirinë e re të shprehjes, çekët dhe sllovakët kanë filluar të kërkojnë ndryshime politike rrënjësore.
Nga Kremlini, Brezhnev dhe të tjerët kanë shikuar të alarmuar teksa Pranvera e Pragës kishte filluar të shkrihet në aparatin e ashpër shtetëror të Çekosllovakisë. Rreziku ndaj demokracisë ishte bërë i qartë kur studentët në Varshavë kanë dalur në rrugë për të treguar mbështetjen e tyre për Çekosllovakinë.
Një tanke sovjetike në Kështjellën e Pragës.
Më 21 gusht 1968, rreth 250,000 ushtarë dhe qindra aeroplanë nga Bashkimi Sovjetik, Bullgaria, Hungaria dhe Polonia kanë hyrë në Çekosllovaki. Vetëm 29 vjet pas ankthit të pushtimit nazist, çekët dhe sllovakët janë zgjuar edhe një herë tjetër me trupa të huaj në tokën e tyre.
Trupat e Paktit të Varshavës duke qëndruar jashtë selisë së Partisë Komuniste në Pragë, në ditën e parë të pushtimit.
Brenda disa orëve, Sekretari i Parë, Dubcek është zënë në zyrat e tij në Pragë dhe është dërguar në Moskë për t’u marrë në pyetje.
Banorët lokalë përballen me tanket sovjetike dhe trupat në Sheshin Wenceslas në Pragë.
Çekë dhe sllovakë të hutuar kanë nisur të sfidojnë ushtarët e pushtuar, shumica prej të cilëve kanë qenë pa uniforma, sikurse personat tjerë në rrugë.
Trupat e Paktit të Varshavës gjuajnë në ajër teksa patrullojnë në Pragë, duke i detyruar banorët që të mbrohen.
Trupat pushtues janë përballur me një popullatë të pakënaqur, derisa udhëheqësit në Kremlin kanë dëgjuar se veprimet e tyre janë dënuar nga pothuajse e gjithë bota.
Ndonëse trupat çekosllovake kanë mbetur në bazat tyre, banorët në disa zona kanë krijuar ndalesa, kanë hequr shenjat në rrugë apo kanë sulmuar ushtritë pushtuese me koktej molotovi. Sidoqoftë, shpresa më e madhe e çekosllovakëve varej në rritjen e zërave globalë që dënonin atë situatë.
Banorët lokalë duke qëndruar jashtë transmetuesit të radios në Pragë, duke ngritur pengesa dhe duke sulmuar tanket.
Beteja më e famshme në rrugë ka ndodhur jashtë selisë së Radios Çekosllovake në kryeqytet. Pesëmbëdhjetë persona kanë vdekur në përleshje, derisa turma ka tentuar të ndalojë trupat që të mos fitojnë kontrollin mbi këtë transmetues.
Një burrë duke valëvitur një flamur çekosllovak me shenja gjaku derisa një tanke e armatosur bart trupat sovjetikë në Pragë.
Rreth 137 civilë janë vrarë gjatë pushtimit dhe Pakti i Varshavës ka shtypur mediat e pavarura, duke i hapur rrugë përpjekjeve të udhëhequra nga sovjetikët për të “normalizuar” situatën në Çekosllovaki.
Një burrë duke vlerësuar dënimin në Pragë më 31 gusht, 10 ditë pasi tanket kanë hyrë në Çekosllovaki.
Teksa çekosllovakët kanë pastruar rrugët e tyre nga gjaku dhe rrënojat, Brezhnev ka njoftuar për gatishmërinë e Bashkimit Sovjetik për të ndërhyrë ushtarakisht, në rast se ndonjë tjetër komb largohet nga linja e partisë. Apo siç e ka përshkruar një shkrimtar të ashtuquajturën Doktrinë të Brezhnevit, “Punëtorë të botës, bashkohuni apo do të qëlloj”.