Ndryshimet ekonomike, të nxitura nga pandemia, u pasuan nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, teksa kriza e kostos në rritje të jetesës nxiti pakënaqësi në mbarë botën. Muaj më vonë, skenat e përmbytjeve dhe urisë historike kthyen sërish fokusin mbi mosveprimin e botës karshi krizës klimatike. Vdekja e Mikhail Gorbachevit i kujtoi botës se çfarë mund të arrijë udhëheqja e guximshme politike, ndërsa interpretimi i ligjit të Sheriatit nga talibanët përkeqësoi edhe më tej të drejtat e njeriut në një vend veçse të varfëruar. Demonstratat antiqeveritare tronditën Iranin, teksa qytetarët e tij, veçanërisht gratë e tij, pushtuan rrugët për të kundërshtuan ligjin e vendit për hixhabin, apo shaminë e kokës.
Këto janë disa prej momenteve më të paharrueshme që karakterizuan vitin e trazuar 2022.
(Përgatiti: Trim Haliti)