Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 13 nëntor se është regjistruar një viktimë me koronavirus dhe shtatë raste të reja me COVID-19.
Sipas njoftimit, rastet e reja dalin pas testimit të 1,725 mostrave.
Në 24 orët paraprake, 13 persona janë shëruar ndërkaq raste aktive janë 420.
Sa i përket fushatës së vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 2.560 doza të vaksinës.
Që prej fundit të marsit, kur në Kosovë nisi fushata e imunizimit, autoritetet kanë administruar 1,594,499 doza të vaksinave. Prej këtij numri, 749,432 persona janë vaksinuar me dy dozat e vaksinës.
Në Kosovë mund të vaksinohen personat mbi 12 vjeç. Ata mund të zgjedhin ndërmjet vaksinës së kompanisë Pfizer apo AstraZeneca.