Ndërlidhjet

Mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje duke festuar në Prishtinë.
Mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje duke festuar në Prishtinë.

Fitore bindëse e Vetëvendosjes

Kosova mbajti më 14 shkurt zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

  • Për zgjedhjet e 14 shkurtit, të drejtë vote kanë pasur 1,794,862 persona.
  • Qytetarët kanë mundur të votojnë në 888 qendra të votimit, me 2,382 vendvotime, nga ora 07:00 deri në 19:00.
  • Pjesë e garës në këto zgjedhje kanë qenë 28 subjekte politike me mbi 1,000 kandidatë për deputetë, të cilët kanë garuar për 120 ulëset e Kuvendit të Kosovës.
  • Këto zgjedhje janë rezultat i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila më 21 dhjetor, 2020, e ka rrëzuar Qeverinë e Avdullah Hotit, të zgjedhur më 3 qershor.
  • Gjykata ka thënë se kjo qeveri ishte kundërkushtetuese, pasi vota e deputetit Etem Arifi, i dënuar me burgim prej një viti e tre muajsh, ishte përcaktuese për qeverinë.
  • Vendimi i Kushtetueses ka përcaktuar po ashtu se personat e dënuar me aktgjykim të formës së prerë në një periudhë trevjeçare, të mos mund të garojnë në zgjedhje. Ky vendim ka prekur kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe disa kandidatë të tjerë për deputetë edhe nga parti të tjera.
  • Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar 43,477 pako me fletëvotime, që janë dërguar me postë nga qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë jashtë vendit.
  • Këtë proces zgjedhor e kanë përcjellë nga afër rreth 30 mijë vëzhgues të akredituar.
13:45 14.2.2021

Pritjet e qytetarëve nga zgjedhjet

Pritjet e qytetarëve nga zgjedhjet
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:45 0:00

13:30 14.2.2021

MI: Të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim

Pavarësisht ankesave të qytetarëve të Kosovës për vështirësi në qarkullim për shkak të motit të ftohtë, Gëzim Osmani, nga Departamenti për Menaxhimin e Rrugëve, në Ministrinë e Infrastrukturës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale në territorin e Kosovës janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve.

“Ministria e Infrastrukturës ka të kontraktuara 14 kompani për shtatë rajone dhe katër kompani për mirëmbajtjen e dy autostradave. Të gjitha kompanitë me automjetet e tyre janë në terren 24 orë. Kështu që rrugët janë të qarkullueshme”, ka deklaruar Osmani.

Temperaturat minimale sot në Kosovë do të lëvizin ndërmjet -11 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius.

13:20 14.2.2021

Gabimet gjatë votimit

Ju që keni vendosur të votoni sot, keni parasysh këto statistika.

Shumë qytetarë harrojnë të votojnë subjektin e preferuar politik dhe votojnë vetëm kandidatët.

Për këtë arsye, vota shpallet e pavlefshme.

13:04 14.2.2021

Ambasada amerikane bën thirrje për dalje në zgjedhje

Ambasada amerikane në Prishtinë, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote, që të luajnë rolin e tyre për të ardhmen e Kososvës.

“Dilni dhe votoni, mirëpo në mënyrë të sigurt – mbani distancën, vendosni maskën, dhe ndiqni udhëzimet e punëtorëve lokalë për zgjedhje”.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG