Apostolova, e pakënaqur me pjesëmarrjen e votuesve
“Dalja e votuesve të Kosovës në zgjedhjet lokale është mjaft e ulët! U bëj thirrje njerëzve të Kosovës që të mos e humbin këtë rast që të vendosin për të ardhmen e tyre”, ka shkruar Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova në Twitter.
Pritjet e qytetarëve të Graçanicës
DnV: Raportohen shkelje të reja gjatë procesit zgjedhor
Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”, që monitoron procesin zgjedhor, në një konferencë për media, ka raportuar për parregullsi të reja gjatë procesit zgjedhor.
Ndër parregullsitë e vërejtura deri në orën 16:00, përmenden: tentimi për votim të shumëfishtë në 86 raste, votimi familjar në më shumë se 3 mijë raste, kurse 511 votues nuk e kanë gjetur emrin në listën e votuesve.
Mbyllen vendvotimet
Në orën 19:00 janë mbyllur qendrat e votimeve për zgjedhjet lokale.
Pjesëmarrja në votime, sopas KQZ-së, ishte rreth 44 për qind.
Facebook Forum