Rritja e kostos së jetesës për shkak të inflacionit në rritje dhe efekteve të vazhdueshme të pandemisë COVID-19 kanë shtyrë afro 68 milionë njerëz drejt varfërisë ekstreme në Azi dhe Paqësor, thuhet në një raportuar të Bankës Aziatike për Zhvillim (ADB) të publikuar më 24 gusht.
Rreth 155.2 milionë njerëz në Azi dhe Paqësor, apo 3.9 për qind e popullsisë së rajonit, jetuan në varfëri ekstreme ose mbijetonin me më pak se 2.15 dollarë në ditë që nga viti i kaluar, sipas raportit të ADB-së.
Kjo shifër e personave që jetojnë në varfëri ekstreme ishte këtë vit më e lartë për 67.8 milionë njerëz në krahasim me shifrat para pandemisë COVID-19 dhe para trendit të rritjes së inflacionit.
“Azia dhe Paqësori po vazhdojnë rikuperimin nga pandemia COVID-19, por kriza e rritur e kostos së jetesës po e minon përparimin drejt eliminimit të varfërisë”, tha kryeekonomisti i ADB-së, Albert Park.
“Duke forcuar sistemet e mbështetjes sociale për të varfrit dhe duke nxitur investimet dhe inovacionin që krijon mundësi për rritje ekonomike dhe punësim, qeveritë në rajon mund të kthehen në rrugën e duhur”, shtoi ai.
Inflacioni u rrit në nivele rekorde në shumicën e vendeve të botës vitin e kaluar për shkak të ndërprerjeve në tregjet e ushqimit dhe energjisë.
Njerëzit e varfër u prekën më së shumti nga kjo krizë sepse iu desh të shpenzojnë më shumë para për nevojat bazë si ushqimi dhe karburanti, duke i lënë ata pa mundësinë e kursimit të parave për të paguar kujdesin shëndetësor dhe për të investuar në arsim, thuhet në raportin e ADB-së.
“Gratë gjithashtu mund të jenë prekur në mënyrë të pabarabartë, pasi ato priren të fitojnë më pak se burrat, ndërkohë që i nënshtrohen punës së papaguar”, shtoi Park.