Ndërlidhjet

Erdogan paralajmëron kundër kërcënimeve ndaj statusit të xhamisë Al-Aksa


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij izraelit, Isaac Hezgoc, gjatë një konference të përbashkët për media në Ankara. Fotografi nga arkivi.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij izraelit, Isaac Hezgoc, gjatë një konference të përbashkët për media në Ankara. Fotografi nga arkivi.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se ka shprehur pikëllimin e tij lidhur me dhunën në kompleksin e xhamisë Al-Aksa, gjatë një telefonate që zhvilloi të martën me homologun e tij izraelit, Isaac Herzog. Lideri turk ka paralajmëruar kundër kërcënimeve të statusit të kësaj xhamie.

Deklaratat e Erdoganit vijnë pas përleshjeve në fundjavë midis palestinezëve dhe izraelitëve në këtë vend të shenjtë. Sipas raportimeve, 170 persona janë plagosur, shumica protestues palestinezë që janë përleshur me forcat e sigurisë së Izraelit.

Dhuna vjen pothuajse një vit pas tensioneve të ngjashme që nxitën një konflikt 11-ditor midis Izraelit dhe grupeve militante në Rripin e Gazës.

Al-Aksa konsiderohet vend i shenjtë për myslimanët dhe hebrenjtë.

Pas fundjavës të përshkuar me dhunë, tensionet u përshkallëzuan më tej me Izraelin që kreu sulmin e parë ajror pas disa muajs në Rripin e Gazës. Sulmi që ndodhi mëngjesin e së martës goditi zonat e banuara nga palestinezët.

Erdogan tha përmes Twitterit se i ka thënë presidentit Herzog se “fakti që xhamia Al-Aksa është bastisur nga grupe fanatike pas lutjeve të mëngjesit dje dhe pardje.... dhe përhapja e tensioneve në Gaza, shton pikëllimin tonë”.

Ai tha se “këto imazhe që ne shohim çdo vit për shkak të disa radikalëve që lëndojnë ndërgjegjen dhe shkaktojnë reagime të justifikuese në mbarë botën islamike”.

Erdogan i ka thënë presidentit izraelit:

“Në këtë periudhë të ndjeshme, dua të theksoj edhe njëherë nevojën që të mos lejojmë provokimet dhe kërcënimet kundër statusit të xhamisë Al-Aksa”.

Lideri turk po ashtu përsëriti thirrjet e tij që të gjithë “të bëjnë të gjitha përpjekjet” që ky vend shpirtëror dhe i shenjtë të ruhet.

Izraeli dhe Turqia kanë shpallur një epokë të re të marrëdhënie pasi për më shumë se një dekadë kishin pezulluar raportet diplomatike, pasi Herzog bëri një vizitë në Ankara në mars.

Erdogan, një avokues i çështjes palestineze, në të kaluarën ka kritikuar politikat izraelite kundrejt palestinezëve.

Turqia ka raporte me Hamasin, që kontrollon Gazën që prej vitit 2007.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG