Ndërlidhjet

DnV: 97 për qind e qendrave të votimit janë dezinfektuar


Vendvotimi në shkollën "Faik konica" në Prishtinë, 14 nëntor 2021.
Vendvotimi në shkollën "Faik konica" në Prishtinë, 14 nëntor 2021.

Koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim, që po monitoron rundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 14 nëntorit në Kosovë, thonë se 97 për qind e qendrave të votimit janë dezinfektuar para hapjes, ndërsa udhëzimet se si të votohet sigurt duke respektuar masat kundër COVID-19 janë vendosur në 93 për qind të qendrave.

Në kohë pandemie Kosova ka mbajtur zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ato lokale më 17 tetor dhe rundin e dytë të zgjedhjeve lokale që po zhvillohen të dielën më 14 nëntor.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve për respektim të masave mbrojtëse, si mbajtja e maskave mbrojtëse dhe mbajtja e distancës fizike.

Në njoftimin e mëngjesit të kësaj organizate, ndërkaq, thuhet se “ashtu sikur në rundin e parë të zgjedhjeve të 17 tetorit, edhe në balotazh rreth ¼ e qendrave të votimit janë të paqasshme për personat me nevoja të veçanta.

Qytetarët e Kosovës sot po votojnë për të zgjedhur kryetarët e 21 komunave, përfshirë edhe atë të kryeqytetit, Prishtinës.

Valmir Elezi zëdhënës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka bërë të ditur se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë.

Sipas KQZ-së, të drejtë vote në këtë rund zgjedhjesh kanë 1,260,571 qytetarë dhe ata do të mund të votojnë në 575 qendra votimi me 1,638 vendvotime.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG