Ndërlidhjet

Ndërprerja e internetit nuk i ndalë protestat në Mianmar


Protestat në Birmani.
Protestat në Birmani.

Pavarësisht ndërprerjes së internetit, dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në Mianmar(i njohur edhe si Burma) për të protestuar kundër grusht shtetit dhe për të kërkuar lirimin e udhëheqëses Aung San Suu Kyi.

Këto janë protestat më të mëdha që nga revolucioni i vitit 2007 që mundësoi një tranzicion drejt demokracisë.

Në ditën e dytë të protestave kundër juntës ushtarake, njerëzit brohorisnin: “Nuk duam diktaturë ushtarake” dhe “Duam demokraci”.

Ata mbanin flamuj të kuq, ngjyrë kjo që simbolizon Partinë e Lidhjes Kombëtare të Demokracisë (NLD) të Suu Kyi.

Autoritetet kanë dhënë urdhër për ndërprerjen e internetit me arsyetimin e sigurimit të qetësisë.

Çfarë ka ndodhur në Mianmar?

Të hënën, më 1 shkurt, ushtria mori pushtetin në vendin e Azisë Juglindore. Ushtria arrestoi udhëheqësen politike, Aung San Suu Kyi dhe qindra ligjvënës të tjerë. Pas këtij veprimi, udhëheqësit e grushtit të shtetit kanë formuar një Këshill Suprem i cili do të zëvëndësojë kabinetin qeverisës.

Të mëkurën policia njoftoi se ka ngritur akuza kundër, Aung San Suu Kyi, dhe se ajo do të mbahet në arrest deri më 15 shkurt.

Zonja Suu Kyi nuk është parë në publik që kur u arrestua nga ushtria.

Marrja e pushtetit nga ana e ushtrisë erdhi pas akuzave për manipulime në zgjedhje nga ana e partisë Lidhja Kombëtare të Demokracisë (NLD), të cilën e udhëheq Aung San Suu Kyi.

Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar me sanksione për shkak të grusht shtetit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG