Jetët e personave të pagjetur si pasojë e konfliktit të fundit në Kosovë, përgjatë viteve janë kthyer në numra.
Shumë rrallë flitet për identitetin dhe prejardhjen e tyre.
Përmes kësaj harte, Radio Evropa e Lirë ka tentuar të vendosë mbrapa numrave, emrat, vitin e lindjes, vendin e lindjes dhe rajonet ku janë parë ata për herë të fundit. Emrat e të pagjeturve në hartë janë kategorizuar në bazë të vendit të tyre të lindjes.
Edhe 25 vjet pas konfliktit, familjet shqiptare, serbe dhe ato të nacionaliteteve tjera, janë ende në pritje për të kuptuar më shumë për më të dashurit e tyre. Të pagjetur vazhdojnë të jenë 1.612 persona.
Dita e të Pagjeturve në Kosovë shënohet më 27 prill, ndërsa më 30 gusht shënohet Dita Ndërkombëtare e Viktimave të Zhdukjeve me Forcë.
*Të dhënat e pagjeturve janë siguruar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.
*Ky material është publikuar më 30 gusht 2020, ndërsa është përditësuar në gusht të vitit 2024.
Krenare Cubolli