Një zjarr i madh përfshiu katedralen e famshme Notre-Dame në Paris.
Shkaku i zjarrit nuk është ende i qartë, por zyrtarët thanë se mund të lidhet me punët e rinovimit.
Operacioni i zjarrfikësve është në vazhdim e sipër, por kulmi i ndërtesës gotike 850-vjeçare u shemb.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e anuloi fjalimin drejtuar kombit, njoftoi një zyrtar i Pallatit Elysee.
"Jam i pikëlluar sonte që shoh këtë pjesë tonën të digjet", tha Macron në një postim në Twitter.
Kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo, e përshkroi atë si "zjarr të tmerrshëm".
Vitin e kaluar, Kisha Katolike në Francë bëri thirrje urgjente për fonde, për ta rinovuar katedralen.
Atë e vizitojnë çdo vit miliona njerëz.
Zyra e Prokurorit të Parisit tha se ka hapur një hetim mbi incidentin.
Londra ndan pikëllimin me Parisin, tha kryetari i kryeqytetit britanik, Sadiq Khan.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se populli i saj ndjen me miqtë francezë, ndërsa e përshkroi katedralen si "simbol të Francës dhe të kulturës sonë evropiane".
"Është aq e tmerrshme të shihet zjarri masiv në katedralen Notre-Dame", tha presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.