Agjencia evropiane e policisë Europol tha se një operacion ndërkombëtar i ka shkaktuar "goditje të madhe" propagandës në grupit militant Shtetit Islamik në internet.
Specialistë të kibernetikës në vende të ndryshme të Evropës, në Kanada dhe në Shtetet e Bashkuara kanë shënjestruar ueb-faqet e tij online, përfshirë agjencinë e lajmeve Amaq, e cila është parë si zëdhënëse kryesore e Shtetit Islamik.
Europol-i tha se ka konfiksuar prova digjitale dhe serverë dhe se xhihadistët e Shtetit Islamik tani mund të identifikohen.
Shtetet e BE-së, të përfshira në operacionin e Europol-it që u zhvillua nga data 25 deri më 26 prill, kanë qenë: Belgjika, Bullgaria, Franca, Holanda, Rumania dhe Britania e Madhe.
Europol tha se të dhënat e marra pritet të ndihmojnë policinë që të identifikojë administratorët e mediave të Shtetit Islamik dhe "individë potencialisht të radikalizuar".