Ndërlidhjet

OKB: Asambleja e Përgjithshme e miratoi rezolutën për Krimenë


Pamje nga një mbledhje e mëparshme e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara
Pamje nga një mbledhje e mëparshme e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka miratuar një rezolutë me të cilën dënohet shkelja e të drejtave të njeriut në Krime.

Ky dokument, i inicuar nga Ukraina dhe më tepër se 30 vende të tjera, është mbështetur nga 70 shtete. Kundër votuan 26 vende, përfshirë Rusinë, Bjellorusinë, Kazakistanin dhe Kinën, ndërsa afro 76 vende abstenuan nga votimi.

Me këtë rezolutë dënohet okupimi i Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë dhe shpallet mosnjohje e aneksimit.

Po ashtu, dënohen “abuzimet” dhe “diskriminimi” kundër tartarëve të Krimesë, dhe grupeve të tjera etnike në gadishullin e Krimesë.

Ky dokument është i dyti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Krimenë. I pari ishte miratuar në dhjetor të vitit 2016 dhe ishte mbështetur, po ashtu, nga 70 vende.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG