Qeveritë, organizatat dhe bizneset në gjithë botën, po përgatiten për fillimin e punës gjatë javës së re, derisa janë rritur shqetësimet se ndonjë sulm masiv eventual kibernetik mund të kthehet në kompjuterët e tyre të punës pas fundjavës.
Ekspertët kanë thënë se ata do ta ndjekin me kujdes situatën në Azi, që duket se nuk është prekur aq fuqishëm gjatë sulmit të javës së kaluar.
Ky sulm kibernetitk, me emrin WannaCry, që kishte filluar më 12 maj, i ka shkatërruar operacionet në spitale, banka, qendra tregtare, shkolla dhe agjenci qeveritare, duke i goditur verzionet e vjetra të sistemeve operative kompjuterike të kompanisë Microsoft.
Sipas agjencisë policore evropiane, Europol, ky sulm, që konsiderohet se ishte më i madhi në Internet deri tash, u ka shkaktuar dëme të mëdha më se 200 mijë shfrytëzuesve në 100 mijë organizata në gjithë botën.